Haradinaj: Kosovës i ka munguar një qeverisje që vepron

Aktuale

Haradinaj: Kosovës i ka munguar një qeverisje që vepron

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 15:10
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së njëherit kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj iu ka përgjigjur atyre që thonë se Ramushi i ka ditët e numëruara, duke thënë se një orë e tij në punë, është sa krejt jeta e tyre.

Ai këto komente i bëri në manifestimin qendror të hapjes së fushatës për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, ku tha se Kosovës nuk i kanë munguar njerëzit, miqët dhe resurset por i ka munguar një qeverisje që vepron.

Kreu i AAK-së shtoi se ka shumë në Kosovë që shesin moral në mënyra të ndryshme por e vërteta është ndryshe. Haradinaj tha se nuk kthehet mbrapa t’i shaj ata që ishin para tij në punë.

"Po thonë disa që Ramushi i ka kaq ditë, ju them atyre se një orë e Ramushit në punë është sa krejt jeta e tyre", tha Haradinaj.

Haradinaj foli për dialogun për të cilin tha se nuk ka alternativë, pavarësisht se e kaluara është tragjike dhe se Kosova respekton komunitete, edhe serbët porse qendra e vendimmarrjes është Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat