Pacolli kërkon që Kosova të pranohet në Kartën e Adriatikut

Aktuale

Pacolli kërkon që Kosova të pranohet në Kartën e Adriatikut

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 16:29
Pamje nga takimi

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka zhvilluar një takim me ministra e jashtëm të vendeve anëtare të Kartës së Adriatiku, gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork.

Ai në këtë takim ka thënë se orientimi i Kosovës drejt integrimit në strukturat Evro-Atalnikembetet prioritet i Kosovës.

Pacolli po ashtu ka kërkuar nga këto vende që të përkrahin Kosovën që të jetë pjesë e Kartës së Adriatikut.

“E theksova, gjithashtu, se “karta e Adriatikut për shumë vite ka qenë një rrëfim suksesi i bashkëpunimit të afërt dhe strategjik në mes rajonit tonë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ky mekanizëm shërben si një lidhje e fortë në mes neve dhe NATO-s dhe është plaftormë e dukshme për të siguruar paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor”.

“Kërkova me këmbëngulësi dhe plot bindje se ne nuk dëshirojmë, që të jemi vetëm vëzhgues, por, që e meritojmë që të jemi anëtar. Anëtar, me të drejta të plota”.

“Besoj fuqishëm se kjo Kartë nuk do të jetë në gjendje që të përmbush misionin e saj, përderisa Kosova nuk është anëtare dhe politika e derës së hapur e Kartës nuk është një realitet”, ka shkruar Pacolli në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat