Misioni i pamundur i Ramush Haradinajt për heqjen e vizave

Aktuale

Misioni i pamundur i Ramush Haradinajt për heqjen e vizave

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 21:42
Ramush Haradinaj

Fushata elektorale e 11 qershorit solli një ndër premtimet më të ndjeshme për shoqërinë tonë siç është liberalizimi i vizave.

Kryeministri tashmë i zgjedhur, Ramush Haradinaj, vendosi një afat prej 90 ditësh për të hequr regjimin e vizave për qytetarët e tij.
Por edhe kjo duket të mbetët vetëm premtim fushate.

Realizimi i premtimit të Haradinajt, po shihet me skepticizëm të madh si nga ekspertët ashtu dhe nga qytetarët.

Lirim Zorra, Njohës i Çështjeve Evropiane theksoi se vizat nuk mund të hiqen pa një marrëveshje të qartësuar për demarkacionin.

Ndërsa Arbnor Sadiku ,Politolog bëri të ditur lëvizja e lirë për qytetarët e Kosovës është një proces i vonuar. Por që do marrë ende shumë kohë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat