Hoxha dhe Idrizi nderojnë dëshmorët në Oshlan

Aktuale

Hoxha dhe Idrizi nderojnë dëshmorët në Oshlan

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 18:06
Hoxha dhe Idrizi

Në 19-vjetorin e rënies së 6 dëshmorëve dhe 23 martirëve në Oshlan të Vushtrrisë, ministrja Dhurata Hoxha, kandidatja për kryetare në Mitrovicë, Valdete Idrizi, dhe Jehona Shyti, kanë bërë homazhe dhe vendosën kurora me lule, në vendin e prehjes së tyre.

“Liria për popullin tonë ishte emërues i përbashkët shekullor. Sot, me përkushtim, ndërtojmë të tashmen dhe të ardhmen tonë, në familjen e madhe të shteteve demokratike, me synime të qarta integruese euro-atlantike”, ka shkruar Hoxha, në Facebook.

“Në Oshlanin e krenarisë, me rastin e 19-vjetorit të rënies në altarin e lirisë të 6 dëshmorëve dhe 23 martirëve të atdheut, së bashku me Valdete Idrizin dhe Jehona Shytin, vendosëm kurora me lule dhe bëmë homazhe”, ka shkruar ajo.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat