Pas fitorës së Angela Merkelit në zgjedhjet e djeshme Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka uruar Kancelaren gjermane, Angela Merkel, për fitoren e mandatit të katërt në zgjedhjet e djeshme për Bundestag.
Thaçi ka thënë se kjo fitore e forcon Evropën dhe gjasat e integrimit në BE të vendeve ballkanike.
“Urime Kancelares Merkel për mandatin e ri. Kjo është një fitore që e forcon Evropën dhe forcon gjasat e integrimit të Kosovës dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor”, shkroi Thaçi në një postim në Twitter. Rezultatet e zgjedhjeve tregojnë se ARD, aleanca konservatore e kancelares Merkel, CDU/CSU, ka fituar 32.5 për qind të votave.