Haradinaj: Askush s’do t’i rrezikojë fëmijët dhe familjet tona

Aktuale

Haradinaj: Askush s’do t’i rrezikojë fëmijët dhe familjet tona

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 11:49
Shpend Maxhuni

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj ka deklaruar se askush nuk do të ketë mundësinë për t’i rrezikuar familjet tona, siç nuk do të ketë mundësinë askush t’i ofrojnë fëmijëve tonë drogë.

Këto komente Haradinaj i bëri gjatë vizitës në Policinë e Kosovës, ku është takuar me drejtorin e Policisë, Shpend Maxhunin dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.

Haradinaj tha se temë diskutimi në takim ishte për narkotikët tek fëmijët dhe tema tjera që lidhen me sigurinë.

"Kjo është e patolerueshme dhe nuk do të lejohet. Kemi plot tema që lidhen me sigurinë, janë vjedhjet por besoj që është një dakordim i të gjithë neve që s’ka me mujt kush në Kosovë me iu ofru fëmijëve droga, s'ka me mujt kush me i shti duart në shkollat tona, s’ka me mujt kush me e rreziku familjen tonë. për këtë besoj që kemi dakordim të gjithë ne", tha ai.

***

Kryeministri, Ramush Haradinaj është duke vizituar Policinë e Kosovës këtë të hënë.

Ai është duke zhvilluar një takim të mbyllur për më shumë se gjysmë ore me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Shpend Maxhunin.

Nuk dihen temat për të cilat ata janë duke biseduar, por pas takimit është paralajmëruar se do të ketë një adresim të tyre nga Dhomat Operacinale të Policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat