Pacolli synon thellimin e bashkëpunimit me Zvicrën dhe Maqedoninë

Aktuale

Pacolli synon thellimin e bashkëpunimit me Zvicrën dhe Maqedoninë

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 15:33
Ministri i punëve te Jashtme Behgjet Pacolli ne takim me ambasadorin e Republikës së Maqedonisë Kosovë, Ilia Strasevski

Ministri i punëve te Jashtme Behgjet Pacolli ka pritur sot ne takime të ndara, fillimisht ambasadorin e Republikës së Maqedonisë Kosovë, Ilia Strasevski dhe më pas edhe ambasadorin e Zvicrës në Kosovës, Jean-Hubert Lebet.

Në takimin me ambasadorin e Maqedonisë në Kosovë, Pacolli dhe ambasadori Strasevski kanë vlerësuar pozitivisht raportet ne mes Kosovës dhe Maqedonisë, duke shprehur vullnetin e përbashkët për vazhdimin e thellimit te këtij bashkëpunimi.

Pacolli ka kërkuar qe te intensifikohet bashkëpunimi, e sidomos ai i karakterit ekonomik përmes sigurimit te lëvizjes se lirë të mallrave. Po ashtu është diskutuar edhe themelimi i projekteve të përbashkëta, te cilat do t`i kontribuonin zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies se qytetarëve, njofton MPJ.  

Ambasadori maqedon Strasevski ka shprehur kënaqësinë për takimin si dhe ka vlerësuar lartë raportet ne mes te dy vendeve, duke u  dakorduar për vazhdimin e thellimit te bashkëpunimit ekonomik të cilin ai e ka vlerësuar si prioritar.

Ndërsa ambasadori i Zvicrës në Kosovës, Jean-Hubert Lebet ka shprehur përkrahjen e fuqishme të Zvicrës për Kosovën , duke garantuar kështu mbështetjen e shtetësisë së saj në instanca të ndryshme ndërkombëtare.

Pacolli ka shfaqur mirënjohjen e Kosovës ndaj Zvicrës për gatishmërinë e këtij shteti për të bashkëpunuar në lëmenj të ndryshëm.

Pacolli gjithashtu ka kërkuar nga ambasadorët, vazhdimin e përkrahjes nga shtetet e tyre ndaj përpjekjeve të Kosovës për te forcuar subjektivitetin e saj ndërkombëtar përmes anëtarësimit ne organizatat ndërkombëtare. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat