Subjektet politike vonohen me dërgimin e emrave për komisionet parlamentare

Aktuale

Subjektet politike vonohen me dërgimin e emrave për komisionet parlamentare

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 15:34
Kuvendi i Kosovës

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit do të thirret pas plotësimit të propozimeve nga grupet parlamentare të emrave të deputetëve për kryetarë, zëvendëskryetarë dhe anëtarë të komisioneve parlamentare, të cilat nuk i kanë parashtruar akoma propozimet për përfaqësues të komisioneve parlamentare.

Kështu thuhet në një komunikatë për media të Kuvendit, ku theksohet se në bazë të përfundimit të Kryesisë së Kuvendit, të mbajtur më 20 shtator, është kërkuar nga të gjitha grupet parlamentare që t’i propozojë emrat e deputetëve për kryetarët dhe anëtarët e komisioneve parlamentare deri sot në orën 12:00.

“Mirëpo, deri më sot, (më 25 shtator, ora 14:00), propozimet i kanë parashtruar: Grupi parlamentar Lista Serbe dhe Grupi Parlamentar Nisma për Kosovën. Pas parashtrimit dhe propozimeve edhe nga grupet tjera parlamentare të emrave të deputetëve për kryetarë, zëvendëskryetarë dhe anëtarë të komisioneve parlamentare, do të thirret mbledhja e Kryesisë së Kuvendit”, thuhet në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat