Demarkacioni me Malin e Zi, Pacolli nesër në Podgoricë

Aktuale

Demarkacioni me Malin e Zi, Pacolli nesër në Podgoricë

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 18:05
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, të martën do të qëndrojë në Mal të Zi për çështjen e Demarkacionit

Pacolli, në Podgoricë, do të takojë homologun e tij, Ministrin e Jashtëm malazez Srdjan Darmanovic. Ky do të jetë takimi i parë i kësaj dite, që është paraparë në ora 10:15 në një villë, sipas agjendës së zëvendëskryeministrit të parë. 

Më pas, Pacolli do të pritet nga zëvendëskryeministri i Malit të Zi, njëherit Ministër i Drejtësisë, Zoran Pazhin. Pritja është planifikuar në ora 11:20 në kabinetin e Pazhinit.

Në 12:00, në të njëjtën villë ky Pacolli do ta takojë homologun e tij të jashtëm të Malit të Zi, do të takohet edhe me Kryetarin e Parlamentit malazez Ivan Brajovic. Në të njëjtin vend, 40 minuta më pas është rezervuar takimi me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanovic. 

Vizita e Behgjet Pacollit në Podgoricë përfundon me takimin me drejtuesit e Partive Politike Shqiptare në Mal të Zi. Takimi, sipas agjendës, parashihet të mbahet në ora 15:15.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat