Sot vendimi përfundimtar për anëtarin e AAK-së, dërgoi granatën ruse në redaksinë e “Bota sot” në Zvicër

Aktuale

Sot vendimi përfundimtar për anëtarin e AAK-së, dërgoi granatën ruse në redaksinë e “Bota sot” në Zvicër

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 25 shtator 2017 Në ora: 18:59
J.L, i akuzuar për terrorizëm për dërgimin e granatës ruse në redaksinë e gazetës “Bota sot”, duke shtrënguar duart më liderin e AAK-së, tash kryeministër, si dhe Gjykata Federale Zvicerane

Sipas burimeve të gazetës “Bota sot”, i akuzuari për terrorizëm nga prokuroria zvicerane, J.L, është anëtarë dhe njeri i afërt me liderin e kësaj partie, tash kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj. Përveç lidhjes me Haradinajn, J.L është i afërt edhe më një nga këshilltarët e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Sot, 26 shtator 2017, do të jepet vendimi përfundimtar për anëtarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, J.L , dhe njeriun e afërt të kryeministrit Ramush Haradinaj, i akuzuar për sulmin me granatë ruse në redaksinë e gazetës kombëtare “Bota sot”, në Zurich. J.L, nga prokuroria zvicerane akuzohet se me 27 shtator 2002, nga Posta e Oerlikonit kishte dërguar një paketë në drejtim të redaksisë së “Bota sot”.

Image
J.L, i akuzuar për terrorizëm për dërgimin e granatës ruse në redaksinë e gazetës “Bota sot”, së bashku me Bedri Islamin, një nga këshilltarët e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Prokuroria e akuzon J. L (41) për “vrasje të shumëfishtë të mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Sipas prokurorisë, nëse granata do shpërthente, atëkohë, botuesi i gazetës “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj do të humbte gjithë familjen e tij, se bashku me gjithë stafin e gazetës “Bota sot” në Zurich.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, agresori kishte përdorur një granatë ruse Tip F1.

Sipas hetimeve të shkencëtarëve nga hapja e paketës do duhej tre deri në katër sekonda për të ardhur deri te eksplodimi, që në një vend të izoluar do kishte dëme vdekjeprurëse deri në një largësi prej 300 metrash katror.

Pakoja e dërguar në 27 shtator 2002 mbi të cilën ishte shkruar se dërgesa ishte «zyrtare dhe për biznes» është hapur mbrëmjen e 28 shtatorit pranë një rrethi familjar prej shtatë të rriturve dhe pesë fëmijëve.

J.L, anëtarë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe njeri i afërt i Ramush Haradinajt

Sipas burimeve të gazetës “Bota sot”, i akuzuari për terrorizëm nga prokuroria zvicerane, J.L, është anëtarë dhe njeri i afërt me liderin e kësaj partie, tash kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj. Përveç lidhjes me Haradinajn, J. L është i afërt edhe më një nga këshilltarët e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Afërsia e Ramush Haradinajt me J.L  dëshmohet edhe në fotot, të cilën i posedon gazeta “Bota sot”, të cilat i ka  publikuar kohë më parë.

Por, Ramush Haradinaj asnjëherë deri më tani nuk ka marrë guximin që të deklarohet për lidhjet e tij me të akuzuarin për terrorizëm.

Gjatë gjykimi te J.L , ai ka pranuar se qëndron prapa dërgimit të granatës ruse në adresë të redaksisë së gazetës  “Bota sot”.

“I akuzuari (41), një shtetas i Maqedonisë dhe Zvicrës, ka pranuar se ka konstruktuar paketën me bombë, por me këtë nuk dëshironte të lëndonte askënd. Ai kishte nisur me atë se granata nuk është funksionale,” përcjell  botasot.info. “Por kjo nuk është e vërtetë. Pasi nëse paketa do hapej në formë normale, atëherë paketa me bombë do shpërthente,” shkruan vetë media zvicerane “20min”.

Vendimin për të akuzuarin për terrorizëm, J. L, Gjykata Federale Zvicerane në Bellinzona, kishte pasur që ta japë më datën 20 shtator.

Por vendimi përfundimtar është shtyrë, për datën 26 shtator, pra gjatë ditës së sotme do të merret vendimi për të akuzuarin për terrorizëm për dërgimin e granatës rusë me adresë të redaksisë së gazetës “Bota sot”. Prokuroria ka kërkuar që i dyshuari për dërgimin e granatës të dënohet me 11 vjet burg.

J.L  ishte arrestuar me  31 janar 2017 dhe kishte qëndruar në burgun e Bernit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat