Haradinaj: Liberalizimi i vizave në afat rekord

Aktuale

Haradinaj: Liberalizimi i vizave në afat rekord

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 21:06
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj thotë se kosovarët shumë shpejt do të mund të lëvizin pa viza në zonën shengen.

“Unë pres që në një kohë rekord, po them rekord që të kemi liberalizimin e vizave”, tha Haradinaj për televizionin publik.

“Nuk ka me shku shumë gjatë që në tavolinat e qeverive e vendeve të BE’së ka me u hap diskutimi për liberalizim të vizave për Kosovën, jo më si favor por si obligim i meritum, si e drejtë e meritume nga qeverisja e vetë nga e gjithë shoqëria jonë”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat