Mustafa: LDK heq dorë nga posterët në zgjedhjet lokale

Aktuale

Mustafa: LDK heq dorë nga posterët në zgjedhjet lokale

Nga: B.S Më: 25 shtator 2017 Në ora: 21:40
Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se partia të cilën ai e udhëheq ka hequr dorë nga posterët në zgjedhjet lokale.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mustafa ka thënë se është vendim i LDK dhe që duan që fushata të jetë racionale, me shpenzime më të ulëta, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

LDK heq dorë nga posterët në zgjedhjet lokale. Ky eshtë vendim i Shtabit zgjedhor dhe i kryetarëve të degëve nga takimi i sotëm në Selinë e LDK-së. 
Fushata do të jetë racionale, me shpenzime më të ulëta. Do të respektojmë ambientin, pronat publike dhe private. IM./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat