Nuk ndalet kandidati i PDK-së: T’i quash 'të smutë' prishtinasit, është kompliment

Aktuale

Nuk ndalet kandidati i PDK-së: T’i quash 'të smutë' prishtinasit, është kompliment

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 23:06
Shaqir Totaj

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj është pyetur nga gazetari për deklaratën e tij të mëhershme se “prishtinalitë janë të smutë”.

Pas reagimeve të shumta në rrjetet sociale, Totaj ka thënë se ajo që tha për prishtinasit është kompliment.

Kjo sepse, sipas tij, “i smutë” në gjuhën e prishtinasve do të thotë në hap me kohën.

“I smutë ishte kompliment që do të thotë se janë në hap me kohën”, tha ai.

Totaj tha fjalën e ka pasur për faktin se Prishtina ka më shumë banorë se Prizreni, prandaj edhe është nevoja për më shumë shërbime shëndetësore.

“Prishtina ka më shumë banorë dhe ka më shumë nevoja gjatë ditëve të javës”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat