Gjykata dënon me 10 vite burgim terroristin dhe anëtarin e AAK-së, që dërgoi granatën ruse në redaksinë e “Bota sot” në Zvicër

Aktuale

Gjykata dënon me 10 vite burgim terroristin dhe anëtarin e AAK-së, që dërgoi granatën ruse në redaksinë e “Bota sot” në Zvicër

Nga: Bota sot Më: 26 shtator 2017 Në ora: 11:28
J.L, i dënuar për terrorizëm për dërgimin e granatës ruse në redaksinë e gazetës “Bota sot”, duke shtrënguar duart më liderin e AAK-së, tash kryeministër, si dhe Gjykata Federale Zvicerane

Gjykata Federale e Zvicrës ka dënuar sot me 10 vite burgim,  terroristin Jeton Ll. i cili ka dërguar granatën ruse në redaksinë e gazetës kombëtare “Bota sot” në Zvicër.

Terroristi J.L. është anëtar dhe njeri i afërt me liderin e AAK-së, tashmë kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj, si dhe një nga nga këshilltarët e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Prokuroria e ka akuzuar J. L (41) për “vrasje të shumëfishtë të mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Sipas prokurorisë, nëse granata do shpërthente, atëkohë, botuesi i gazetës “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj do të humbte gjithë familjen e tij, se bashku me gjithë stafin e gazetës “Bota sot” në Zurich.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, agresori kishte përdorur një granatë ruse Tip F1.

Pakoja përmbante një shishe verë, por edhe diçka tepër të rrezikshme: një granatë të prodhimit rus me fuqi të madhe shpërthyese dhe të përgatitur për eksplodim. Pakoja, fatmirësisht, ishte hapur nga njëra anë dhe kështu ishte evituar prekja e mekanizmit që do të kishte shkaktuar shpërthimin e granatës dhe vrasjen e shumë njerëzve.

Sipas hetimeve të shkencëtarëve nga hapja e paketës do duhej tre deri në katër sekonda për të ardhur deri te eksplodimi, që në një vend të izoluar do kishte dëme vdekjeprurëse deri në një largësi prej 300 metrash katror.

Pakoja e dërguar në 27 shtator 2002 mbi të cilën ishte shkruar se dërgesa ishte «zyrtare dhe për biznes» është hapur mbrëmjen e 28 shtatorit pranë një rrethi familjar prej shtatë të rriturve dhe pesë fëmijëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat