Pacolli: Ratifikimi i marrëveshjes për demarkacion tani është i pamundur, lutemi për durim

Aktuale

Pacolli: Ratifikimi i marrëveshjes për demarkacion tani është i pamundur, lutemi për durim

Nga: Bota sot Më: 26 shtator 2017 Në ora: 12:12
Behgjet Pacolli dhe Srdjan Darmanoviç

Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli, është takuar sot me ministrin e Jashtëm të Malit të zi, Srdjan Darmanoviç.

Pas takimit të ministrave, ministri i Kosovës, Behgjet Pacolli,  tha se ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e Malit të Zi dhe Kosovës tani është e pamundur në parlamentin e Kosovës. 

"Ne jemi të vetëdijshëm se kemi nënshkruar marrëveshjen, por ne ju kërkojmë të kuptoni se kemi vështirësi. Përbërja e parlamentit është e komplikuar. Është e pamundur të arrihet një marrëveshje sot. Shpresojmë që ky problem nuk do të pengojë marrëdhëniet tona të mira" - tha Pacoli pas takimit me homologun e tij malazes Srdjan Darmanoviç.

Kurse, Darmanoviq është shprehur se Demarkacioni është një punë tashmë e përfunduar.

“Unë besoj se institucionet kosovare do të marrin vendimin për ratifikimin e marrëveshjes së kufirit, duke u bazuar në atë se kufijtë që kanë ekzistuar në ish Republikën Federative të Jugosllavisë janë vërtetuar nga dy komisionet tona dhe një komision ndërkombëtae. Siç kam deklaruar më herët, Demarkacioni mes dy vendeve është punë e kryer”, ka thënë Darmanovic./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat