Prokuroria ende s’ka vendim zyrtar për nisjen e hetimeve për rastin Rikalo

Aktuale

Prokuroria ende s’ka vendim zyrtar për nisjen e hetimeve për rastin Rikalo

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 12:35
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri

(E plotësuar) - Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë se Prokuroria në bazë të informacioneve ka hapur procedurë penale për rastin e ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo, por ende nuk ka nxjerrë aktvendim zyrtar për fillimin e hetimeve.

Ai këto komente i bëri pas takimit që pati me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri, me të cilin ka biseduar për prioritetet e kësaj ministrie, plotësimet-ndryshimet në kodin penal dhe rishikimin e legjislacionit që ndërlidhet me konfiskimin e pasurisë. 

Ndërkohë që ka pasur akuza nga qytetarët e Prishtinës se ministri Rikallo gjatë luftës ka torturuar dhe maltretuar ata, kryeprokurori Lumezi tha se janë duke mbledhur informacione, pas të cilave do të vendosin për fillimin e hetimeve zyrtare.

Lumezi:  Rikallo në cilësinë e personit të dyshuar

“Prokuroria e Shtetit në bazë të informacioneve, të cilat i ka marrë nga mediat,  ka hapur procedurë penale, por ende nuk ka nxjerrë aktvendim zyrtar për fillimin e hetimeve. Ne jemi në fazën e dëgjimit të personave, të cilët kanë dhënë informacione për ministrin e ri të Bujqësisë. I kemi dëgjuar disa prej tyre. Jemi duke mbledh informacione tjera, kemi marrë informacione dhe nga Këshilli për Mbrojtjen e  të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, si dhe nga Fondi për të Drejtën Humanitare. Do ta dëgjojmë së shpejti dhe ministrin në cilësinë e personit të dyshuar dhe pas mbledhjes së informacioneve dhe fakteve lidhur me këtë çështje konkrete, do të vendosim a me fillu hetim zyrtar, a ka dyshim të arsyeshëm se është kryer një vepër penale, apo janë vetëm thashetheme dhe qëndrime të personave të cilët kanë dashur që të ndikojnë ndoshta dhe në situatën politike të vendit tonë ”, ka thënë Lumezi.

Ndërsa  tha se së bashku me Ministrinë e Drejtësisë, do t’i bashkërenditin veprimet në forcimin e sundimit të ligjit dhe në forcimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial,  në funksion të rritjes së efikasitetit të sistemit gjyqësor.

Lumezi: Do të kemi efikasitet më të madh në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“ Një nga çështjet që e ndërlidh veprimtarinë e prokurorit të shtetit dhe MD-së është edhe bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në çështjet penale dhe hartimi i protokolleve dhe procedurave për kërkesa ndërkombëtare që bëhen nga ana e Prokurorisë dhe procedohen në Ministri.  Besoj që me ministrin e ri do të kemi efikasitet më të madh dhe në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit ”, ka thënë Lumezi.

Ndërsa, ministri Tahiri tha se ka njoftuar kryeprokurorin Lumezi për prioritetet e Ministrisë, që ai drejton dhe për projektligjet që do t’i procedojnë në Kuvendin e Kosovës,  në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Tahiri: E njoftova kryeprokurorin për prioritete e Ministrisë

 “Në fokus timin ka qenë dhe do të jetë plotësim-ndryshimet që po i bëjmë në kodin penal, në kodin e procedurës penale si dhe në pjesën e rishikimit të legjislacionit që ndërlidhet me konfiskimin e pasurisë. Unë jam  shumë i bindur që këto plotësim- ndryshime, do të ndihmojnë dhe do ta lehtësojnë punën e prokurorisë dhe policisë që puna e tyre të jetë sa më efikase dhe në kohë sa më të shpejtë të jepen rezultate konkrete. E njoftova dhe për agjendën që ndërlidhet me reformën e agjendës evropiane. Pjesë e asaj agjende janë dy projektligje. Një koncept dokument dhe një projektligj shumë i rëndësishëm që ndërlidhet me punën e prokurorisë, pra është koncept dokument që ndërlidhet me suspendimin e personave që janë nën aktakuzë apo nën hetime të  zyrtarëve të lartë shtetëror. Gjithashtu Projektligjin që ndërlidhet me parandalimin e konfliktit të interesit”, tha Tahiri.

Ky është takimi parë i ministrit Tahiri me prokurorin e Shtetit pas marrjes së postit së ministrit.

Ende s’ka vendim zyrtar për nisjen e hetimeve për rastin Rikalo

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë se Prokuroria në bazë të informacioneve ka hapur procedurë penale për rastin e ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo, por ende nuk ka nxjerrë aktvendim zyrtar për fillimin e hetimeve.

Ai këto komente i bëri pas takimit që pati me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri, me të cilin ka biseduar për prioritetet e kësaj ministrie, plotësimet-ndryshimet në kodin penal dhe rishikimin e legjislacionit që ndërlidhet me konfiskimin e pasurisë.

Ndërkohë që ka pasur akuza nga qytetarët e Prishtinës se ministri Rikalo gjatë luftës ka torturuar dhe maltretuar ata, kryeprokurori Lumezi tha se janë duke mbledhur informacione, pas të cilave do të vendosin për fillimin e hetimeve zyrtare.

“Prokuroria në bazë të informacioneve ka hapur procedurë penale, por ende nuk ka nxjerrë aktvendim zyrtar për fillimin e hetimeve. Ne jemi në fazën e dëgjimit të personave, të cilët kanë dhënë informacione për ministrin. I kemi dëgjuar disa prej tyre. Jemi duke mbledh informacione tjera do ta dëgjojmë së shpejti dhe ministrin në cilësinë e personit të dyshuar dhe pas mbledhjes së informacioneve, do të vendosim a me filluar hetim zyrtar, a ka dyshim të arsyeshëm se është kryer një vepër penale, apo janë vetëm thashetheme”, ka thënë Lumezi.

Ndërsa, ministri Tahiri tha se ka njoftuar kryeprokurorin Lumezi për prioritetet e ministrisë që ai drejton dhe për projektligjet që do t’i procedojnë në Kuvendin e Kosovës në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

“Në fokus timin ka qenë dhe do të jetë plotësim-ndryshimet që po i bëjmë në kodin penal, si dhe në pjesën e rishikimit të legjislacionit që ndërlidhet me konfiskimin e pasurisë. Jam i bindur që këto plotësim- ndryshime do të ndihmojnë dhe do ta lehtësojnë punën e prokurorisë dhe policisë. E njoftova dhe për agjendën që ndërlidhet me agjendën e reformës evropiane. Është koncept dokument që lidhet me suspendimin e personave të zyrtarëve të lartë shtetëror që janë nën aktakuzë”, tha ministri Tahiri.

Nga ana e tij, kryeprokurori Lumezi tha se së bashku me Ministrinë e Drejtësisë do t’i bashkërenditin veprimet në fushën e sundimit të ligjit, në funksion të rritjes së efikasitetit të sistemit gjyqësor, si dhe për konfiskimin dhe sekuestrimin e pasurisë së paligjshme.

“Një nga çështjet është dhe bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në çështjet penale. Besoj që me ministrin e ri do të kemi efikasitet më të madh dhe në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit”, ka thënë Lumezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat