EdGuard: Vendimi për shkarkimin e AKA të mos jetë i ndikuar nga politika

Aktuale

EdGuard: Vendimi për shkarkimin e AKA të mos jetë i ndikuar nga politika

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 12:43
EdGuard

Instituti EdGuard vlerëson se vendimi i kryeministrit për shkarkimin e organeve udhëheqëse të Agjencisë Kosovare të Akreditimit (AKA) nuk është i papritur dhe shpreson të ketë për bazë shkeljet e bëra nga AKA.

“Rikujtojmë që mungesa e transparencës gjatë procesit të akreditimit, ka mundësuar që për opinion të vihen publike vetëm vendimet finale, dhe asnjëherë procesi i verifikimit. Në veçanti është shqetësues akreditimi i kolegjeve private duke u bazuar në plotësim të kushtit të profesorëve të rregullt të deklaruar, ku pot e njëjtit janë të angazhuar në institucione tjera. Ky anashkalim i "rastësishëm" i më se 80 rasteve të tilla, e që paraqet kriterin kyç për akreditim, paraqet shqetësim serioz për kredibilitetin e vendimeve të fundit të marra nga AKA”, thuhet në komunikatë. 

Instituti EdGuard shpreson që vendimi i marr për shkarkim ka për bazë shkeljet e bërë nga AKA, dhe asnjëherë i ndikuar nga interesa të ngushta politike.

Instituti EdGuard avokon në vazhdimësi që procesi i akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë në vend të bëhet nga agjenci kredibile ndërkombëtare të akreditimit, si mundësi e vetme e filtrimit dhe krijimit të institucioneve cilësorë të arsimit të lartë ne vend. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat