E kaluara kriminale? Kosova përballë sfidës se integrimit të gjykatëseve dhe prokurorëve serb në veri

Aktuale

E kaluara kriminale? Kosova përballë sfidës se integrimit të gjykatëseve dhe prokurorëve serb në veri

Nga: Albulenë Jahaj Më: 26 shtator 2017 Në ora: 14:19
Ehat Miftaraj

Ministri i ri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, përmes një statusi në llogarinë e tij në rrjete sociale, ka thënë se krahas policëve dhe prokurorëve, shumë shpejt do të fillojnë punën e tyre edhe gjyqtarët në gjykatat e veriut të vendit. Procesi i verifikimit, rekrutimit  të gjykatëseve dhe prokurorëve serb pritet të shihet nëse është bëre në bazë të ligjit dhe procedurave të përcaktuara.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë për “Bota sot” se këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës ndihmuar nga Bashkimi Evropian kanë kryer procesin e verifikimit, rekrutimit dhe propozimit për emërim të gjykatësve dhe prokurorëve serb.

“Korniza ligjore në Kosovë po edhe marrëveshja e Brukselit për Drejtësi ka përcaktuar kritere dhe indikatorë të mjaftueshëm per të verifikuar të kaluarën e të gjithë kandidatëve për gjykatës dhe prokurore” ka thënë Miftaraja.

Sipas tij, praktika do të dëshmoj nëse ky proces është kryer në bazë të ligjit dhe procedurave të përcaktuara nga vet Keshillat.  Sidoqoftë, korniza ligjore në Kosove lidhur me disiplinimin e gjykatësve dhe prokurorëve mund të jetë mekanizëm efikas për të disiplinuar apo edhe propozuar shkarkimin e tyre në çdo rast kur prokurorët dhe gjykatësit serb kane vepruar apo veprojnë në kundërshtim me kodin e etikes dhe sjelljes profesionale. 

“Tërë kjo varet se sa Kosova do të sigurohet që të zbatohet ligji në praktikë” ka përfunduar Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat