Pacolli takon presidentin malazez: Asgjë nuk është e pamundur midis dy fqinjëve

Aktuale

Pacolli takon presidentin malazez: Asgjë nuk është e pamundur midis dy fqinjëve

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 14:56
Behgjet Pacolli, gjatë vizitës në Mal të Zi ka zhvilluar një takim edhe me presidentin e këtij shteti Filip Vujanoviq

Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, gjatë vizitës në Mal të Zi ka zhvilluar një takim edhe me presidentin e këtij shteti Filip Vujanoviq.

Me këtë rast Pacolli ka theksuar se asgjë nuk është e pamundur në marrëdhëniet midis dy fqinjëve, që e respektojnë dhe e vlerësojnë njeri tjetrin.

”Ne duam të shfrytëzojmë eksperiencën e Malit të Zi për integrimin euroatlantik. Ne duam të shtyjmë përpara zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike, të rrisim vëllimin e shkëmbimeve tregtare. Ne jemi të gatshëm të shohim mundësitë e shtimit dhe ndërtimit të rrugëve të komunikimit midis dy vendeve”, ka shkuar Pacolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat