"Bordi i AKA-së u shkarkua pse nuk lejoi pranime masive pa kritere"

Aktuale

"Bordi i AKA-së u shkarkua pse nuk lejoi pranime masive pa kritere"

Nga: Arben Sylejmani Më: 26 shtator 2017 Në ora: 15:40
Agron Demi

Aktivisti i shoqërisë civile Agron Demi përmes një reagimi në facebook ka thënë se qeveria nuk kishte ndonjë program për funksionimin e Agjencisë së Akreditimit.

Sipas tij, Qeveria dje ka bërë shkarkimin e këtij bordi vetëm pse aty u morë vendim që mos të lejohen regjistrimet masive pa kritere

Komenti i tij i plotë në facebook:

Tre muaj e gjysmë më parë janë mbajtur zgjedhjet dhe asnjëra prej partive të koalicionit në programet e tyre nuk e ka pas asnjë rresht për funksionimin e Agjencisë së Akreditimit.

Një javë më herët është aprovu Programi i Qeverisë 2017-2021, në të cilin nuk thuhet asgjë për punën e Bordit të AKA-së, përveç që sygjerohet me e ngritë në nivel të agjencisë dhe se e konsideron problem pranimet masive pa kriter te studentëve.

Dje, booom: Qeveria shkarkon Bordin, i cili një ditë më parë ka marr vendim pikërisht për mos me i leju pranimet masive pa kritere.

Ky është edhe një shembull se si programet partake, zgjedhore e qeveritare, janë sa për sy e faqe. Agjendat i caktojnë grupet e interesit, të cilat për fat të keq janë me shumicë në institucionet e arsimit të lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat