Haxhiu kërkon zbatimin e ligjit për personat e dhunuar gjatë luftës

Aktuale

Haxhiu kërkon zbatimin e ligjit për personat e dhunuar gjatë luftës

Nga: A.M. Më: 26 shtator 2017 Në ora: 16:39
Albulena Haxhiu

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka reaguar pas deklaratës së ministrit të i Financave Bedri Hamza për ligjin për njohjen e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Haxhiu ka shkruar në Facebook se në vend të zbatimit, Bedri Hamza, ka kërkuar shkurtim të afatit nga 5 vite sa është aktualisht, në 5 muaj.

Postimi i plotë:

Në vitin 2013, me propozim të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, u miratua ligji që ka për qëllim njohjen e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë. Edhe perkunder faktit që kanë kaluar 4 vite, ai ligj ende nuk ka gjetur zbatim. Kjo eshte e turpshme dhe e padrejte.

Ne vend te zbatimit, Bedri Hamza, paskan kerkuar shkurtim te afatit nga 5 vite sa eshte aktualisht, në 5 muaj. Kjo eshte e papranueshme!

Ndaj personave të dhunuar gjatë luftës është kryer krim i dyfishtë. Krimi i parë ndaj këtyre personave, qofshin vajza, gra apo edhe burra, ka ndodhur në momentin e dhunimit të tyre nga forcat policore, ushtarake e paramilitare të Serbisë ndërsa, krimi i dytë ndaj këtyre personave është bërë pas luftës nga institucionet relevante, që në vend të përkrahjes, e kanë heshtur këtë.

Ne kerkojmë zbatim te menjehershem te ligjit dhe mbeshtetje institucionale ashtu siç e parasheh ligji!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat