Luzha: Haradinaj të ofrojë fakte për shkarkimin e bordit të AKA-së

Aktuale

Luzha: Haradinaj të ofrojë fakte për shkarkimin e bordit të AKA-së

Nga: Bota sot Më: 26 shtator 2017 Në ora: 16:42
Ramush Haradinaj

Aktivistja e shoqërisë civile, Besa Luzha në një koment në facebook ka shkruar se zyra e kryeministrit Hradinaj duhet të ofroj fakte për të treguar arsyet e shkarkimit Bordit të Agjensionit të Akreditimit.

Ky është komenti i saj i plotë:

Vendimi për shkarkimin e Bordit të Agjensionit të Akreditimit, duhet të analizohet dhe të diskutohet nga të gjitha perspektivat dhe akterët, për të ardhë në përfundim nëse ka qenë i nevojshëm të ndodhë mu tash( para fillimit te vitit akademik) dhe nëse është ndërmarrë si hap i fundit, i ngutshëm, pa i shfrytëzuar të gjithë mekanizmat e paraparë me ligj dhe udhëzime përkatëse. Por fillimisht nga zyra e Kryeministrit duhet të ofrohen fakte më të prekshme e konkrete për arsyet e shkarkimit, në mënyrë që diskutimi të jetë konstruktiv dhe me argumente dhe ti ndihmojë atij, në synimin për të rritur cilësinë. Vetëm me transparencë të plotë, të gjithë bashkë kontribuojmë në sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë, aq shumë të përfolur e të dëmtuar./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat