“Blick”: Jeton L. duhet të qëndrojë 10 vjet në burg

Aktuale

“Blick”: Jeton L. duhet të qëndrojë 10 vjet në burg

Nga: Bota sot Më: 26 shtator 2017 Në ora: 21:36
Mentor Mushkolaj (majtas), kryetar i degës së AAK-së në Zvicër, njeri i afërt me Ramush Haradinajn, Jeton L (djathas) dënuar me 10 vjet burg për dërgimin e granatës ruse në redaksinë e gazetës "Bota sot" në vitin 2002

Gjykata Penale Federale e ka shpallur fajtor paketuesin e bombës për akuzën “vrasje e shumëfishtë e mbetur në tentativë” dhe e dënoi me dhjetë vjet heqje lirie. Kjo është vetëm një vit më pak sesa kërkesa e Prokurorisë, shkruan “Blick”.

Gjykata Federale e shpalli deklaratën e shtetasit zvicerano-maqedonas si të pavërtetë dhe kjo dëshmohet me vendimin e së martës. Deklarata e tij se paketa me bombë nuk ishte funksionale, për Gjykatën ishte e pabesueshme.

Hetimet për bombën treguan se ajo ishte e gatshme për shpërthim, nëse do hapej normalisht. Kjo ishte e njohur për Gjykatësen e çështjes. Vetëm nga rastësia paketa nuk shpërtheu, për shkak se u hap në formë anësore, andaj nuk u aktivizua mekanizmi i shpërthimit.

Për shkak se agresorit i është gjetur edhe një armë dhe municion, ai është dënuar me gjobë të caktuar.

Veprimet e 41 vjeçarit janë paraqitur nga Gjykata si të paskrupullt dhe të dënueshme. Me dërgimin e paketës, ai nuk kishte më ndikim për rrjedhjen e mëtejshme të ngjarjes. Gjykata Federale e dënoi atë vetëm me një vit më pak nga Prokuroria. Avokati kishte kërkuar liri.

Image
Bomba e vendosur në paketën me një shishe verë, e dërguar në redaksinë e gazetës "Bota sot"

Vetëm një shenjë

Tre personat e atëhershëm të redaksisë “Bota sot” duhet të marrin një dëmshpërblim prej 15.000 frangave nga 41 vjeçari. Ky i fundit gjithashtu duhet të paguajë edhe shpenzimet e procesit prej 25.000 frangave. Në momentin kur të jetë mirë financiarisht, ai duhet ta paguajë edhe mbrojtjen ligjore kundrejt tij me shumë prej 50.000 frangave.

Sipas fjalëve të agresorit paketa me bombë duhet të ishte “vetëm” një shenjë për redaksinë e “Bota sot”. 

Paketa me bombë nuk u hap në zyrat e gazetës ku ajo arriti në 27 shtator 2002. Shefi i redaksisë nuk ishte prezent, kështu që paketën e mori me vete motra e tij. Gjatë një takimi familjar, vëllai i shefit të redaktorëve hapi paketën në mënyrë anësore.

12 persona ndodheshin në afërsi, mes tyre edhe shumë fëmijë. Në rreze prej nëntë metrash, shpërthimi i granatës ruse mund të rezultonte vdekjeprurëse.

Image
Gjykimi kundër Jeton Lesit (41) në Gjykatën Penale Federale. Ai dërgoi një bombë paketë në Bota Sot në CH. Transporti i Jeton L. nga ndërtesa e gjykatës.

Granata ishte një dhuratë

Vetëm nga gjurmët e ADN mundeshte që të zbulohej agresori. Në dhjetor 2016 ai mori pjesë në një përleshje. Pas provës së ADN, policia e arrestoi në 31 janar 2017. Prej në fillim ai deklaronte se kishte vepruar i vetëm.

Granatën ai e kishte marrë që nga Maqedonia, si dhuratë gjatë prezencës së tij në UÇK e Maqedonisë në 2001. Me automjetin e tij, përmes kufirit ai e solli granatën në Chiasso TI. Në shtëpi agresori e vendosi granatën në një vitrinë./Bota sot/

Image
Bombarda e të akuzuarit ishte drejtuar kundër kryeredaktorit të gazetës shqiptare të Kosovës "Bota Sot", e cila është edhe në Cyrih, Arkiv
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat