Avokati Gashi flet për ngritjen e aktakuzave nga ana e Gjykatës Speciale, ky është paralajmërimi i tij

Aktuale

Avokati Gashi flet për ngritjen e aktakuzave nga ana e Gjykatës Speciale, ky është paralajmërimi i tij

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 06:22
Tomë Gashi

Ka disa muaj që Gjykata Speciale është funksionalizuar, megjithatë ende nuk është ngritur asnjë aktakuzë.

Avokati, Tomë Gashi ka thënë se fillimi i punës së Gjykatës Speciale nuk ka kurrfarë lidhje me formimin e Qeverisë së Re të Kosovës.

“Gjykata Speciale në Hagë ka kohë që është funksionale dhe kanë përfunduar sistemi i çështjeve ligjore, kështu që ajo faktikisht është operacionale dhe ka muaj të tërë që është funksionale. Mirëpo, për fillimin e gjykimeve të para kjo nuk varet më nga Gjykata Speciale sepse është funksionale, por nga dhoma e specializuar e prokurorëve, gjë që prokuroria e cila vepron në Hagë por është institucion krejt i ndarë nga Gjykata dhe prokuroria duhet t’i dorëzojë aktakuzat e para që Gjykata Speciale të fillojë të punojë dhe t’i gjykojë çështjet që do t’i dërgohen”, ka thënë Gashi.

Ndërsa, ai shton se askush nuk ka informata të sakta se kur do fillojnë aktakuzat e para, pasi, sipas tij, prokuroria i ka të mbyllura hetimet.

“Kur do të fillojë Gjykata Speciale të jetë efektive askush nuk e di saktë, kjo varet krejtësisht prej zyrës së prokurorit. Varet prej tyre se kur dërgohen aktakuzat e para. Mendoj që është stërzgjatur mos-funksionalizimi i Gjykatës Speciale dhe kjo është krejtësisht në duart e prokurorit. Dhe secili që thotë ndryshe mundet vetëm të spekulojë sepse askush nuk ka informata të sakta ngase prokuroria i ka të mbyllura hetimet dhe ajo do të përcaktojë kohën se kur do t’i dërgojë aktakuzat e para”, ka shtuar ai.

Ndryshe, Kosova ka kryer të gjitha obligimet për sa i takon funksionalizimit të kësaj gjykate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat