Gecaj: Hoxhaj foli ‘kuturu’ për Demarkacionin, nuk na shpjegoi këto gjëra

Aktuale

Gecaj: Hoxhaj foli ‘kuturu’ për Demarkacionin, nuk na shpjegoi këto gjëra

Nga: Bota sot Më: 27 shtator 2017 Në ora: 19:46
Bajram Gecaj

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj ka komentuar deklaratën e Enver Hoxhajt për ratifikimin e demarkacionit që do të ndodhë në muajin mars.

Gecaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Hoxhaj ka folur ‘kuturu’, pa thënë asnjë sqarim më shumë, si do të ratifikohet, ku është kufiri dhe për liberalizimin e vizave, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

SIGLA E QEVERISË HARADINAJ - ËSHTË UJKU, ËSHTË UJKU

Ministri Enver Hoxhaj paska deklaruar se ata presin që demarkacioni të ratifikohet në muajin mars. Këtë ai e thotë totalisht “ kuturu”, pa asnjë sqarim shtesë se si mendon ta bëjnë këtë dhe se a do të realizoi premtimin e kryeministrit të tij se kufirin do ta kthejnë në Çakorr dhe Kullë, apo do të respektoi marrëveshjen e nënshkruar nga shefi i tij i mëparshëm (po edhe i tanishëm), Presidenti Thaçi. Gjithashtu, nuk na shpjegoi z. Hoxhaj se a do të respektohet dhe se si do të respektohet premtimi i z. Haradinaj se liberalizimi i vizave do të ndodhë në tre muajt e parë të pushtetit të tyre. Si duket tregimi i djaloshit i cili mashtronte fshatin me thirrjen “është ujku, është ujku” do të jetë sigla e kësaj qeverie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat