Ish anëtari i SHIK-ut: Thaçi, Veseli, Haliti përgatitnin urdhrat, ja kush i kryente vrasjet

Aktuale

Ish anëtari i SHIK-ut: Thaçi, Veseli, Haliti përgatitnin urdhrat, ja kush i kryente vrasjet

Nga: B.S Më: 28 shtator 2017 Në ora: 16:00
Hashim Thaçi, Azem Syla, Kadri Veseli, Xhaviti Haliti

Naim Miftari, ish agjent i SHIK-ut, përmes një postimi në facebook, ka drejtuar akuza të rënda në drejtim të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, e Xhavit Halitit.

Sipas Miftarit, të lartpërmendurit i përgatitnin urdhrat për vrasje, dhe me pas këto urdhra ua jepnin Azem Syles, e ky i fundit tek disa komandantë të tjerë.

Image
Naim Miftari

“Urdhrat për vrasje i përgatitnin dhe i jepnin Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Xhavit Haliti. Kjo treshe pastaj këto urdhra ja jepnin Azem Syles, kurse Azem Syla jav përcillte pastaj këto urdhra si Sabit Gecit .....dhe disa komandantëve tjerë nga regjioni i Drenicës të cilët dihen me emër dhe mbiemër dhe kujt i shërbejnë edhe sot”, ka shkruar Miftari, përcjellë “Bota sot”.

Sipas ish agjentit të SHIK-ut, i cili njihet si njëri ndër kritikuesit më të mëdhenj të Thaçit, Veselit, e Halitit, ka raste kur janë marrë personalisht edhe këto me vrasje.

“Por ka raste kur me vrasje janë marr personalisht Bossat edhe vet sidomos kur ju ka rreziku posti politik, ushtarak dhe sidomos financiar nga dikush tjetër si ishte rasti i vrasjes të Bahadin Hallaqit dhe një personit tjetër ish pjesëtar te lart të LPK ku me ketë vrasje dhe zhdukje të kufomave u marr personalisht Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli pasi si kanë besuar askujt për ketë mision”, ka shkruar në postimin e tij, ish agjentit i SHIK-ut, dhe ish pjesëtari i UÇK-së, Naim Miftari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat