Të hënën Kuvendi mbanë seancë të jashtëzakonshme

Aktuale

Të hënën Kuvendi mbanë seancë të jashtëzakonshme

Nga: A.S. Më: 29 shtator 2017 Në ora: 09:07
Kuvendi i Kosoves

Të hënën, më 2 tetor, do të mbahet seancë e jashtëzakonshme në Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryesia e Kuvendit për mes një njoftimi për media.

“Të hënën, më 2 tetor, në orën 10:00, do të vazhdojë seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, lidhur me parimet programore të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021, ndërsa një ditë, më pas, do të mbahet seancë e re”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq të martën, më 3 tetor, po ashtu në orën 10:00, Kuvendi do të mblidhet në seancë të re, në të cilën, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, do të shqyrtohet propozim-vendimi për formimin e komisioneve parlamentare.

Më pas, pritet të mbahet interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të LDK-së, për ta informuar Kuvendin mbi akuzat publike të shfaqura ndaj ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat