Thaçi e Veseli asnjë fjalë për grushtimin e Zekës nga Krasniqi

Aktuale

Thaçi e Veseli asnjë fjalë për grushtimin e Zekës nga Krasniqi

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 10:59
Kadri Veseli, Hashim Thaçi

Dy udhëheqësit kryesorë të Shtetit, Hashim Thaçi e Kadri Veseli ende nuk e kanë thënë asnjë fjale për përleshjen fizike të dy deputetëve të Parlamentit të Kosovës.

Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryetari i Parlamentit Veseli nuk kanë shkruar as në rrjetet sociale për të shprehur të paktën keqardhje për rrahjen e deputetëve ndërmjet vete.

Për këtë përleshje ka reaguar vetëm kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ka kërkuar nga drejtësia të veprojë ndaj deputetëve që u përleshën fizikisht.

Deputeti i NISMA’s për Kosovën, Milaim Zeka i ka marrë disa grushte në fytyrë nga deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi. Deri te përleshja kishte ardhur pas akuzave për krim, terrorizëm e përdhunim që Zeka i kishte drejtuar Krasniqit. Edhe ky i fundit disa herë e kishte quajtur Zekën të korruptuar, huligan, lahper, etj.

Sidoqoftë, Policia e Kosovës e ka intervistuar Frashër Krasniqin, derisa me vendim të Prokurorit, i njëjti është në ndalim derisa të vendos për masën tjetër Gjykata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat