Haradinaj pranon urime nga kryetarët e Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian

Aktuale

Haradinaj pranon urime nga kryetarët e Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 14:50
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pranuar telegram urimi nga Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Në urimin e tyre thuhet:

Shkëlqesia juaj,

Dëshirojmë t’iu shprehim urimet tona për emërimin tuaj si Kryeministër i Kosovës dhe formimin e qeverisë.

Në mars të vitit 2017, Këshilli i Evropës ritheksoi mbështetjen e qartë për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me kusht që vendi i interesuar plotëson të gjitha kushtet, ruan raporte të mira me fqinjët e saj dhe zgjidh dallimet me anë të mjeteve paqësore. Në këtë kontekst, normalizimi i mëtejshëm i raporteve me Serbinë nëpërmjet Dialogut të Ndërmjetësuar nga BE-ja dhe zbatimi i plotë i marrëveshjeve të arritura deri më tani mbetet një kusht për Kosovën që të avancojë në rrugën e saj për integrim në BE.

Shpresojmë që qeveria juaj merr mundësinë për udhëtim pa viza për qytetarët tuaj në Bashkimin Evropian duke i përmbushur dy kërkesat e mbetura – demarkacioni i kufirit me Malin e Zi dhe historiku solid në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. BE-ja është e gatshme që të vazhdojë mbështetjen për Kosovën në Agjendën e Reformave Evropiane, përfshirë në fushat e sundimit të ligjit, ekonomisë, arsimit dhe administratës publike. Kornizat ekzistuese ligjore dhe politike, siç është Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit, ofrojnë një bazë solide për bashkëpunimin tonë.

Ju dëshirojmë një mandat të suksesshëm si Kryeministër.

Sinqerisht,

Për Këshillin e Evropës                                                                    Për Komisionin Evropian

 

Donald TUSK                                                                                     Jean – Claude JUNCKER

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat