"Thaçi ëndërron të jetë sundimtar i Kosovës dhe idoli i tij është Erdogani"

Aktuale

"Thaçi ëndërron të jetë sundimtar i Kosovës dhe idoli i tij është Erdogani"

Nga: H.O. Më: 30 shtator 2017 Në ora: 18:40
Hashim Thaçi dhe Erdogan

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po merret së fundi me udhëheqjen e bisedimeve Kosovë-Serbi. Ai shpesh po merr pjesë në këto takime, derisa pak po flet rreth tyre.

Liderët politikë në vend zotohen se kanë pak njohuri nga ato çka po bisedohet në Bruksel dhe se Presidenti Thaçi pak po informon rreth tyre. Madje po thuhet se vet Thaçi i ka privatizuar ato.

Kështu njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti thotë se përveq bisedimeve, ai u mundua të privatizoj luftën e UÇK-së dhe shpalljen e pavarësisë.

“Hashim Thaçi është njeriu i cili çdo herë ka tentuar të privatizoj meritat e dikujt tjetër. Së pari u mundua të privatizoj luftën e UÇK-së, pastaj shpalljen e pavarësisë, etj. Thaç është e vërtetë se ka privatizuar negociata me Serbinë në Bruksel. Në këtë rrjedhë deklarata e Surroit është shumë e qëndrueshme dhe si e tillë nuk mund ta hedh poshtë”, thekson Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

Ai thotë më tutje se ëndrra e presidentit Thaçi është të bëhet mbret dhe sundimtar i Kosovës dhe të jetë mbi të gjithë.

“Thaçi ka një ëndërr dhe ajo është jetë mbretë, sundimtar i Kosovës. Idoli i tij është Erdogani, duke u munduar të ndjekë strategjinë e tij politike shpesh po del qesharak. Thaçi ka pafuqi dhe frikë nga SHBA-ja nuk do kishte lënë askënd të huaj në Kosovë, as vendor që të jetë mbi të. Thaçi dëshiron të jetë çdo herë numër një dhe mbi të gjithë. Duke qenë se posti i Presidentit e ka izoluar nga bota, Thaçi po bën përpjekje që të dal nga hija duke u paraqitur gjithnjë si shpëtimtar dhe lider i pakontestuar i Kosovës”, thekson ai.

Sipas Mehmetit, Thaçi asnjëherë nuk ka bërë përpjekje që të bashkoj spektrin politik, shqiptarët, por me egon e tij për të qenë mbi të gjithë, gjithnjë ka shkaktuar përqarje.

“Thaçi nuk ka të drejtë morale që të bisedoj me Serbinë, derisa ka nënshkruar marrëveshje që janë kundër vendit dhe për fajin e të cilës ne sot po vuajmë izolimin. Thaçi në vazhdën e dëmeve që I ka shkaktuar vendit, po vazhdon që për interesa të tij të shkel çdo gjë që i del përpara. Ky njeri i ka sjell dëme të mëdha Kosovës në Bruksel dhe në bisedimet me Serbinë gjithnjë ka dalë i humbur”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat