Pacolli: Përfshirja e SHBA-së në dialogun Kosovë- Serbi e domosdoshme

Aktuale

Pacolli: Përfshirja e SHBA-së në dialogun Kosovë- Serbi e domosdoshme

Nga: Bota sot Më: 30 shtator 2017 Në ora: 20:34
Zv. Kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovë, Behgjet Pacolli

Zv. Kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovë, Behgjet Pacolli, ka kërkuar përfshirjen e SHBA-së në dialogun Kosovë- Serbi.

Pacolli përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se përfshirja direkte e SHBA-së bashkë me BE-në, në fazën përfundimtare është e domosdoshme, në mënyrë që të sigurohet një Marrëveshje përfundimtare e pranueshme dhe e zbatueshme për të dy palët.

“Përfshirja e SHBA në dialogun Kosovë-Serbi, e domosdoshme. Duke marrë parasysh rolin vendimtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përfundimin e luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi, ndërtimin e paqes dhe garantimin e stabilitetit në Evropën Juglindore, respektivisht Ballkanin Perëndimor është pothuajse e paimagjinueshme dhe shumë e vêshtirë të ketë një Marrëveshje përfundimtare/historike Kosovë-Serbi pa përfshirjen direkte të ShBA-ve. 
Andaj, përfshirja direkte e SHBA-së bashkë me BE-në, në fazën përfundimtare është e domosdoshme, në mënyrë që të sigurohet një Marrëveshje përfundimtare e pranueshme dhe e zbatueshme për të dy palët”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat