Thaçi: Në Shtëpi të Bardhë punojnë Yll dhe Ylber Bajraktari

Aktuale

Thaçi: Në Shtëpi të Bardhë punojnë Yll dhe Ylber Bajraktari

Më: 1 tetor 2017 Në ora: 16:22
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ne Shtepine e Bardhe

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkruar se është njoftuar se në Shtëpi të Bardhë punojnë dy qytetarët e Kosovës Yll dhe Ylber Bajraktari.

“Pas takimit të ngrohtë dhe përmbajtjesor, zv. presidenti Pence me shumë krenari, më tha: " zoti President, tani do të kem nderin që t'ju njoftoj me dy të rinj me origjinë nga Kosova, Yll dhe Ylber Bajraktarin. Ata punojnë me ne në Shtëpi të Bardhë". Sigurisht, m'u bë zemra mal me të arriturat e tyre. Ylli dhe Ylberi, me punë dhe vetëmohim, pa të njofshëm e pa hile, arritën në majat e administratës amerikane. Njëkohësisht, kjo flet edhe për zemrën e madhe dhe të hapur të popullit amerikan, e cila, mbi të gjitha, e çmon punën, guximin dhe besnikërinë. Yll dhe Ylber, jam krenar me ju! Ju priftë e mbara gjithmonë”, ka shkruar ai.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat