Die Welt: Nga azilkërkues në punëtorëkërkues, Ballkani perëndimor emigron drejt Gjermanisë

Aktuale

Die Welt: Nga azilkërkues në punëtorëkërkues, Ballkani perëndimor emigron drejt Gjermanisë

Nga: Fitim Dika Më: 2 tetor 2017 Në ora: 12:57
Ilustrim

Media konservatore gjermane shkruan se gjithmonë e më shumë banorë të Ballkanit perëndimorë vijnë drejt Gjermanisë - por kësaj here jo për azil por me leje pune. Kjo nuk është paprobleme, pasi në rregull prek mbi të gjitha vetëm një sektor, përcjell botasot.info.

Vetëm gjatë tetëmuajt e parë të 2017 nga gjashtë vendet e Ballkanit perëndimor kanë shkuar për punë në Gjermani rreth një e treta nga numri i përgjithshëm 63.000 persona. Kjo shifër është 70 përqind më shumë sesa vitin e kaluar.

Pas uljes drastike të kërkimit të azilit nga Siria dhe Iraku drejt Gjermanisë, kjo e fundit ka lehtësuar marrjen e vizave për punë për vendet e Ballkanit - mjafton të ketë një vend të sigurt pune për kërkuesin dhe në katër nga pestë rastet ai fiton “Blue Card” - lejen e punës. Sipas “Die Welt” është shqetësuese se akademikë ose personat e kualifikuar përbëjnë 3.4 përqind të ardhurve.

Shumica e tyre janë mjeshtër ndërtimi dhe punën e gjejnë në Gjermaninë jugore. Sipas statistikave zyrtare, gjysma e punëtorëve janë vendosur në Baden-Württemberg dhe Bayern. Ndërsa më pak ballkanas janë drejtuar drejt Gjermanisë lindore./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat