Nesër seanca e re e Kuvendit, ja pikat e rendit të ditës

Aktuale

Nesër seanca e re e Kuvendit, ja pikat e rendit të ditës

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 19:06
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës do të mbaj nesër seancën e re plenare, pas asaj të sotmes.

Sipas njoftimit të Kuvendit, seanca nis nga ora 10.

Këto janë pikat e rendit të ditës:

1.     Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2.     Koha për pyetje parlamentare,

3.     Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4.     Shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare,

5.     Interpelanca e Kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të LDK-së, për ta informuar Kuvendin mbi akuzat publike të shfaqura ndaj ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat