Hamza: Deri në kategorizimin e listës së veteraneve, do të zbatojmë ligjin bazik

Aktuale

Hamza: Deri në kategorizimin e listës së veteraneve, do të zbatojmë ligjin bazik

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 12:06
Ministri i Financave Bedri Hamza

Ministri i Financave Bedri Hamza, ka thënë se ministria që ai udhëheqë do të respektojë ndryshim-plotësimin e ligjit për veteranët e luftës, por se për momentin do të respektojë nenin 16 A, ku sipas tij në paragrafin e 3 të këtij neni, thuhet se skema pensionale e veteranëve duhet të zbatohet sipas ligjit bazik deri në kategorizimin e listës së veteraneve.

Duke iu përgjigjur interesimit të deputetes së LDK-së Hykmete Bajrami, lidhur me këtë çështje, Hamza tha se Ministria e Financave ka vepruar drejt duke i gjetur fondet për pagesat e pensioneve të kësaj kategorie.

“Po MF gjatë draftimit të ligjit të buxhetit 2017 dhe atij të vitit 2018 do ta respektojmë në tërësi ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së. Por,  neni 16 A,  pika 2, paragrafi 3 thotë se ligji zbatohet pas kategorizimit përfundimtar, ndërsa deri në kategorizimin përfundimtar të listës së veteranit të luftës së UÇK-së skema pensionale zbatohet sipas ligjit bazik”, tha Hamza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat