Mungon LDK-ja, shtyhet seanca për nesër

Aktuale

Mungon LDK-ja, shtyhet seanca për nesër

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 16:58
Kuvendi i Kosovës

(E plotësuar) - Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish nesër me fillim prej orës 10:00 për të shqyrtuar projektligjit për marrëveshjen financiare IPA ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Shtyrja e seancës është bërë pasi që Lidhja Demokratike e Kosovës e lëshoi sallën dhe nuk u kthye as pas pauzës që dha kryesuesi Xhavit Haliti.

Nis seanca e re për IPA 2016

Kuvendi i Kosovës ka filluar seancë të re për shqyrtimin e ratifikimit të marrëveshjes financiare për IPA 2016 në mes Kosova dhe BE-së, por meqë në sallë nuk ishin grupi parlamentar i LDK-së, deuptetët kanë shkuar 10 minuta në pauzë.

Kjo seancë po mbahet pas debatit disa orësh për shkarkimin e ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo, i cili po dyshohet se gjatë luftës ka keqtrajtuar disa banorë në kryeqytet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat