“Kuvendi po shërben si strehë për shkelësit e ligjit”

Aktuale

“Kuvendi po shërben si strehë për shkelësit e ligjit”

Nga: A.S. Më: 5 tetor 2017 Në ora: 14:37
Kuvendi i Kosovës

Aktivisti i shoqërisë civile, Agron Demi në një koment në profilin e tij në facebook, ka shkruar se Kuvendi i Kosovës po shërben si strehë për atë njerëz të cilët kanë rënë ndesh me ligjin.

 “Në shumë raste, Kuvendi i Kosovës ka shërbyer si strehë e atyre që kanë rënë ndesh me ligjin. Kur EULEX nisi hetimet ndaj Azem Syles, PDK e radhiti në 5-shen e parë në listen për deputetë dhe e mbështolli atë me imunitetin e deputetit. Kur i kuptoi hetimet për keqpërdorimet me viza, Ukë Rugova u bë deputet. Tash, kur po dalin faktet se Milaim Zeka ka mashtru qytetarët për viza, ai vetëm se është përfaqësues në Kuvend. Nëse do fillojnë ndojherë hetimet për listat e veteranëve, mashtruesit do të gjenden në Kuvend”, ka shkruar Demi.

Ky është komenti i tij i plotë:

Në shumë raste, Kuvendi i Kosovës ka shërby si strehë e atyre që kanë rënë ndesh me ligjin. Kur EULEX nisi hetimet ndaj Azem Syles, PDK e radhiti në 5-shen e parë në listen për deputetë dhe e mbështolli atë me imunitetin e deputetit. Kur i kuptoi hetimet për keqpërdorimet me viza, Ukë Rugova u bë deputet. Tash, kur po dalin faktet se Milaim Zeka ka mashtru qytetarët për viza, ai vetëm se është përfaqësues në Kuvend. Nëse do fillojnë ndojherë hetimet për listat e veteranëve, mashtruesit do të gjenden në Kuvend.

Kësisoj, nga individë që kanë shkelur ligjin, duke marr funksione shtetërore, këta individë shndërrohen në vendimmarrës, në proces e kriminalizojnë shtetin. Të njejtit pastaj e shfrytëzojnë foltoren e Kuvendit për të sulmu të gjithë ata që përpiqen me vendos rend e ligj në këtë vend, ashtu siç po akuzohen si 'udbasha', 'isisa', 'te pamoralshem', gazetarët hulumtues. Pastaj thonë se kanë imunitet dhe nuk mund të paditen për linçim, ashtu siç deklaroi para pak ditësh Kryetari i Kuvendit, kur provoi të diskreditoi një deputet të opozitës.

Nëse prokurorët dhe hetuesit policorë do e kishin kry vetëm çerekun e punëve që i kryejnë Vehbi Kajtazi, Saranda Ramaj, Parim Olluri, e shumë të tjerë, duke hulumtu e raportu për rastet e korrupsionit e krimit të organizuar, ky vend nuk do të ishte kaq i ndotur./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat