Murati: Thaçi i shkruan letër BE-së me fjalor të ngjashëm me Erdoganin

Aktuale

Murati: Thaçi i shkruan letër BE-së me fjalor të ngjashëm me Erdoganin

Nga: A.M. Më: 6 tetor 2017 Në ora: 14:36
Artan Murati

Artan Murati, nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë se qasja e institucioneve të Kosovës ndaj integrimit evropian është gabuar.

Ai ka thënë se Presidenti i vendit Hashim Thaçi i shkruan letër Bashkimit Evropian me fjalor të ngjashëm me Presidentin turk Rexhap Taip Erdogan, ndërsa, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj nuk ka planë konkret.

Postimi i plotë:

Çasja e institucioneve te vendit ndaj integrimit evropian eshte krejtesisht e gabuar. Presidenti i shkruan leter BE-se qe me teper i perngjane fjalorit te Erdoganit; Kryeministri ende pa asnje plan konkret per kete pune - pa harruar qe nje pjese e mire e kesaj Qeverie s'e kishte votuar as MSA-ne; e Kuvendi si Kuvendi, pa iniciative, vetem me reagime qe shpeshhere kane sjellur vetem dem.

Me shume se shtate vite do ti marre vetem liberalizimi i vizave. Sa do te na i marre procesi i anetaresimit?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat