Mustafa u takua me presidentin e NDI-së, Kenneth Wollack

Aktuale

Mustafa u takua me presidentin e NDI-së, Kenneth Wollack

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 15:34
Kryetari Mustafa e njoftoi presidentin Wollack për proceset aktuale, për aktivitetet politike të LDK-së.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Akademik Isa Mustafa, priti sot në takim presidentin e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) nga SHBA-të, Kenneth Wollack.

Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, drejtori i NDI-së për Evropën Qendrore dhe Lindore, Robert Benjamin si dhe presidenti i NDI-së për Kosovën, Alexander Chavarria, u bisedua për zhvillimet politike e institucionale në Kosovë, si dhe për bashkëpunimin e mëtejmë ndërmjet LDK-së dhe NDI-së.

Kryetari Mustafa e njoftoi presidentin Wollack për proceset aktuale, për aktivitetet politike të LDK-së në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale, për funksionimin e Grupit Parlamentar si dhe për vizionin e LDK-së për zhvillimet në shtetin e Kosovës.

Duke vlerësuar përkrahjen shumë të madhe të NDI-së për proceset në Kosovë, kryetari Mustafa shprehu përkushtimin e plotë të LDK-së për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe partneritetit me NDI-në në rrugën e demoktratizimit të plotë të vendit.

Kryetari Mustafa, po ashtu, theksoi vendosmërinë e LDK-së për të qenë në shërbim të plotë të mbrojtjes së pakompromis dhe avancimit të interesave të qytetarëve, duke mos lejuar që të dëmtohet perspektiva zhvillimore si dhe integrimi euroatlantik i shtetit të Kosovës.

Presidenti i NDI-së, Kenneth Wollack, vlerësoi përkushtimin e LDK-së për avancimin e proceseve demokratike në të gjitha fushat e jetës në Kosovë.

Ai, po ashtu, shprehu mbështetjen e NDI-së për LDK-në, për Grupin Parlamentar të saj në Kuvend si dhe për proceset tjera në Kosovë.

Presidenti i NDI-së, Kenneth Wollack, i ka përcjellur kryetarit Mustafa edhe përshëndetjet e ish-sekretares së Shtetit të SHBA-ve, mikes së madhe të Kosovës, Madeleine Albright.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat