Haradinaj i premton SBASHK-ut zgjidhjen e problemeve në arsim

Aktuale

Haradinaj i premton SBASHK-ut zgjidhjen e problemeve në arsim

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 12:06
Ramush Haradinaj me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj dhe këshilltarin për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar sot kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj dhe këshilltarin për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri, të cilëve iu ka shprehur gadishmërinë për të diskutuar lidhur me të gjitha çështjet që lidhen me sektorin e arsimit dhe për të gjetur zgjidhje konkrete për ato.

Përfaqësuesit e SBASHK-ut i kanë uruar detyrën kryeministrit në emër të gjithë të punësuarve në arsim dhe i kanë shpalosur angazhimet për realizimin e kërkesave të anëtarësisë dhe përkushtimin për ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim. 

Sipas një komunikate të SBASHK-ut, në bashkëbisedë  me Haradinajn përfaqësuesit e SBASHK-ut janë ndalur veçmas te çështja e Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të  Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta.

Ramush  Haradinaj është shprehur se çmon lartë angazhimet e punëtorëve  e të arsimit  në të kaluarën dhe tani në misionin e tyre të shenjtë për arsimimin dhe edukimin e brezave.

Haradinaj tha se bashkë me kabinetin e tij do të kenë në vazhdimësi takime të punës me përfaqësues të SBASHK-ut për të diskutuar për të gjitha çështjet që lidhen me sektorin e arsimit dhe për të gjetur zgjidhje konkrete për të gjitha çështjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat