Edi Rama për Standard flet për Kosovën, rrëzimin e Gruevskit, shqiptarët në Maqedoni, integrimin në BE dhe Gramoz Ruçin

Aktuale

Edi Rama për Standard flet për Kosovën, rrëzimin e Gruevskit, shqiptarët në Maqedoni, integrimin në BE dhe Gramoz Ruçin

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 7 tetor 2017 Në ora: 13:27
Edi Rama

Edi Rama ka kryer një intervistë për median e njohur austriake “Der Standard” ku ka kritikuar BE-në për politikën e saj të zgjerimit dhe është dalur veçanërisht në përmirësimin e gjyqësorit në Shqipëri, ku vetëm pas pak do shihen rezultate konkrete.

Në pyetjen e parë se çfarë pret kryeministri nga procesi i vetingut, ai përgjigjet: “Inspektimet janë për një arkitekturë të re të sistemit vendimmarrës, që ne e kemi ndryshuar përmes reformave të thella. Ne tani kemi një godinë tjetër të drejtësisë dhe do bëjmë verifikime që punëtorët e kësaj godine të jenë njerëz të skanuar dhe jo secili mund të futet aty. Së shpejti do shihni rezultate konkrete.”

Në lidhje me fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e vendit, Edi Rama theksoi se Shqipëria i ka përmbushur detyrat, si ajo e reformës Kushtetuese, procesit të drejtë zgjedhor, por bisedimet nuk kanë nisur akoma. “Nuk është çudi që edhe vitin e ardhshëm nuk do marrim ftesë nga BE. Dhe këtu nuk bëhet fjalë për Shqipërinë, por për vetë Europën që në mënyrë të padrejtë e ka ndalur procesin e zgjerimit.”  Por kryeministri Rama shton që nuk pret ndryshimin e kursit të zgjerimit nga BE dhe se është tërësisht e padrejtë që Shqipëria është pas Malit të Zi dhe Serbisë, kur dihet se Mali i Zi është integruar shumë më vonë në NATO, është shumë pas ndryshimit të kapitullit të drejtësisë sëbashku me Serbinë. “Ne i kemi kryer këto dhe është fantastike që ata bisedojnë, por është e padrejtë që me ne nuk kanë filluar bisedimet.”

Rama nuk shmang batutat edhe me Der Standard kur thekson - “Është absurde të thuhet se ju jeni vend kandidat, por ne nuk fillojmë me ju bisedimet. Kjo është sikur të thuhet: ne duam të martohemi, por ne nuk bisedojmë për datën e martesës.”

Shqipëria e madhe nuk është dëshira ime, por..

Në pyetjen për “unionet e vogla” Edi Rama ka theksuar se kjo nuk është dëshira e tij, por bëhet fjalë për logjikë. “Banorët e Kosovës ishin nën një regjim brutal dhe ata nuk munden drejt Europës dhe tani ata kanë shtetin e tyre - dhe përsëri nuk munden të udhëtojnë. Nuk ka vetëm lodhje të zgjerimit, por ka edhe lodhje të durimit.”

Kosova për liberalizimin e vizave ka kusht demarkacionin me Malin e Zi, ndërsa Serbia ka filluar bisedimet dhe jo që nuk ka nënshkruar demarkacionin me shtetet fqinje por as nuk njeh pavarësinë e Kosovës.

Rrëzimi i Gruevskit: A jeni ju mbrojtësi i shqiptarëve?

Gazetarja ka kujtuar Ramën për bashkimin rreth një Platforme të përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni dhe se mos ai është mbrojtësi i shqiptarëve. “Unë nuk besoj se do ishte skandal nëse qeveria austriake do merrej me austriakët jashtë kufijve të saj territorial. Aq më pak që shqiptarët në Maqedoni nuk janë minoritet, por një komb shtetformues. Nëse ndihmon shqiptarët atje, ndihmon Maqedoninë.” Në lidhje me Gruevskin Rama thotë se ata kanë qenë miq të mirë dhe Gruevski natyrisht e dijë se Platforma nuk ishte sebep që ai nuk krijoi qeverinë. “Është në Kushtetutën e Shqipërisë që të mbrojë shqiptarët jashtë kufijve.”

Kufijtë mes Kosovës dhe Shqipërisë si ajo mes Zvicrës dhe Austrisë

Në pyetjen për lehtësimin e kufirit mes dy shteteve shqiptare, Edi Rama është përgjigjur me pyetje se “a keni ju (austriakët) kufi me Gjermaninë?”. Kur gazetarja është përgjigjur se Austria dhe Gjermania janë pjesë e zonës Shengen, atëherë Edi Rama përsëri ka pyetur:

Edi Rama: “A keni kufi me Zvicrën?”.

STANDARD: Po.

Rama: Pikërisht, kështu kontroll kufitar si Austria me Zvicrën do kemi edhe ne me Kosovën. Nuk do jetë pa kontrolle, por lehtësim për të dyja palët.

Në pjesët e fundit Edi Rama ka theksuar se “kanabisi nuk është më problem real për Shqipërinë, siç ishte përpara” dhe se Gramuz Ruçi i akuzuar si ish ministër i brendshëm në 1991 për gjuajtjen e protestuesve në Shkodër “është shpallur i pafajshëm nga të gjitha akuzat idiote.” Sipas Ramës Ruçi ka organizuar zgjedhjet e para të lira dhe pikërisht në këto zgjedhje ka humbur Partia Komuniste.

Gazetarja e quan kryeparlamentarin Ruçi si simbol të asaj kohe, por Edi Rama e përmbyll ; “Jo, se partia e tij e së kaluarës është shkatërruar prej shumë kohësh. Dhe ajo nuk është simbol i diçkaje, ai është vetëm qëllim i artit barbar të demonizimit të personave nga opozita. Unë jam i gëzuar që parlamenti tani punon si parlament dhe jo si një klub i të dehurve - siç ishte para një muaji.”/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat