Policia e Shqipërisë ia dorëzon Sadri Ramabajën asaj të Kosovës

Aktuale

Policia e Shqipërisë ia dorëzon Sadri Ramabajën asaj të Kosovës

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 22:08
Sadri Ramabaja i arrestuar, arkiv

Sadri Ramabaja i Vetëvendosjes i cili u arrestua mbrëmë në Durrës nga autoritetet shqiptare, tashmë gjendet në Kosovë.

Sipas burimeve të mediave, policia e Shqipërisë i ka dorëzuar sonte rreth orës 20:00 Ramabajën trupave policore të Kosovës.

Ai u mor nga policia kosovare në pikëkalimin kufitar në Vërmicë dhe tani është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat