Ambasada amerikane në Prishtinë ka konfirmuar për “Bota sot” se do ta mbështetsin Kosovën në dialogun me Serbinë.
Por një përkrahje të tillë, analisti politik Skender Zogaj po e quan si luks të tepruar dhe një rol pozitiv për bisedime të frytshme.
“Përfshirja e SHBA-ve në bisedimet Kosovë - Serbi është luks i tepruar, sepse nënkuptohet roli dhe mundësia e ndikimit për bisedime te frytshme dhe realizimi efikas i vendimeve qe do të merreshin me përfshirjen e drejtpërdrejtë të SHBA-ve në bisedime”, thekson analisti Skender Zogaj në një prononcim për “Bota sot”.