Thaçi kritikon Gjykatën Speciale: Po bashkëpunojnë maksimalisht me Serbinë e aspak me Kosovën

Aktuale

Thaçi kritikon Gjykatën Speciale: Po bashkëpunojnë maksimalisht me Serbinë e aspak me Kosovën

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 12:27
Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar sot se raporti i senatorit zviceran, Dick Marty, ka qenë i motivuar politikisht dhe jo aksidental.

Ai madje ka thënë se ky raport u botua një ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2010 në Kosovë, madje, sipas tij, votimi në Këshillin e Evropës i këtij raporti ndodhi në kohën kur po zhvilloheshin negociatat për formimin e qeverisë së re.

Thaçi gjatë këtij fjalimi madje ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke thënë se kjo e fundit ka bashkëpunim maksimal dhe reciprok me Serbinë, ndërsa bashkëpunimi i saj me Kosovën është minimal, përkatësisht nuk ka bashkëpunim fare.

Ai madje u ka bërë me dije të pranishmëve në konferencën e organizuar se rreth 50 për qind e qytetarëve janë të gatshëm të protestojnë kundër Gjykatës Speciale, pasi që kjo do të merret vetëm me krimet e supozuara të UÇK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat