Delegacioni i SHBA-ve në MPB interesohen për luftën kundër trafikimit me njerëz

Aktuale

Delegacioni i SHBA-ve në MPB interesohen për luftën kundër trafikimit me njerëz

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 12:46
Pamje nga takimi

?Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj priti në takim njoftues një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku temë bisedimi ishte lufta kundër trafikimit me qenie njerëzore.

Ky takim u realizua pas vizitës dhjetëditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së delegacionit nga Kosova, të mundësuar nga Open World Leadership Program, që është një program i financuar nga ShBA, për mundësi të shkëmbimit të përvojave, nga temat e ndryshme të ndërlidhura me mbrojtje dhe siguri të nivelit shtetëror, si dhe të përfaqësuar nga delegacionet përkatëse nga e gjithë bota.

Me këtë rast, nga të dy palët u vlerësua se në Republikën e Kosovës është duke u luftuar me sukses trafikimi me qenie njerëzore, ku nga përfaqësuesit e këtij delegacioni amerikan u premtua se do të ketë përkrahje për Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Gjithashtu u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit në mes të dy vendeve dhe shkëmbimi i kulturave përvojave me mundësinë e përkrahjes nga ana e delegacionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat