KQZ akrediton edhe 840 vëzhgues për zgjedhjet lokale

Aktuale

KQZ akrediton edhe 840 vëzhgues për zgjedhjet lokale

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 13:03
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar edhe 840 vëzhgues, i icili është grupi i Vl-të i vëzhgusve për zgjedhjet lokale.

Gjatë mbledhjes së mbajtur sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke u mbështetur në rekomandimin e ZRPP-së anuloi akreditimet si vëzhgues të Zgjedhjeve Lokale për 23 persona.

Drejtoresha e ZRPP-së, Miradije Mavriqi bëri të ditur se duke u bazuar në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme asnjë person nuk mund të shërbej si vëzhgues zgjedhor nëse është kandidat për post zgjedhor në Kosovë.

Deri më tani numri i vëzhguesve të akredituar nga KQZ-ja për vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale të 22 tetorit është rreth 32 mijë e 500.

Në pikën tjetër të rendit të ditës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi slloganin e Zgjedhjeve Lokale 2017, i cili është: Për komunën tënde. Voto.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat