Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot ka adresuar një sër akuzash kundrejt bashkësisë ndërkombëtare sa i përket Gjykatës Speciale.
Sipas tij, Kosovës i është bërë padrejtësi pasi ka plotësuar të gjitha kërkesat dhe i janë shtuar vështirësitë.
Nga ana e tij, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi konsideron se Thaçi ka rënë në ‘kurthën’ që dikur u patë ngritur shokëve të tij dhe UÇK-së.
“Deklarimet e Thaçit sot, janë deklarime pasi që ai ka krijuar një situatë e cila dhënë UCK-në me kurse me Gjylatën Speciale. Por, duket se Thaçi ka rënë në kurthen që u pat ngritur vetë shokëve dhe UÇK-së.”, ka thënë Selimi.
Sipas tij, deklarimet e Thaçit janë deklarime të një hipokriti i cili nuk ka arritur të menaxhojë me agjenden e Gjykatës Speciale.
“Kështu që deklarimet e tij sot, janë deklarime krejt të pakuptimta dhe gjithësesi deklarime të një hipokriti i cili po duket se nuk ja ka arritur të menaxhojë me agjenden e Gjykatës Speciale, ndonëse ky e ka pretenduar një gjë të tillë. Pra, ka pretenduar dikur se mund të menaxhojë me agjendën e kësaj. gjykate, sot është zotuar sqë nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, prandaj tashmë ai po flet siç thotë një fjalë e vjetër e u jugut andej “Si kufini pas të vjelave”, ka theksuar Selimi.