Kurteshi: 15 komuna do t’i fitojmë pa balotazh

Aktuale

Kurteshi: 15 komuna do t’i fitojmë pa balotazh

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 21:36
Ismail Kurteshi

Përfaqësusesi i shtabit zgjedhor të Vetëvendosjes Ismail Kurteshi në Magazina Lokale ka thënë se Vetëvendosje kohë më parë e ka dëshmuar se ka ardhë koha për ndryshime.

“Përmes votës së 11 qershorit, Vetëvendosje ka dëshmuar se ka ardhë koha për ndryshime, pasi që ata që janë dhe kanë qenë në qeveri kanë keq-qeverisur”.

“Qytetarët e kanë përkrahur në masë të madhe Vetëvendosjen dhe do ta përkrahin edhe më shumë. Ne e kemi parasysh shtrirjen horizontale, kemi rreth 600 shtabe zgjedhore nëpër pika, secili shtab ka programin e vet. Në secilin program ka për çdo ditë aktivitet të Vetëvendosjes dhe kjo rezulton me përkrahje të madhe nga qytetarët”.

Tutje, Kurteshi tha se se Vetëvendosje do t’i fitojë 15 komuna pa balotazh.

“VV në këtë fushatë është e fokusuar ta prezantoj programin e vet para qytetarit të vetë. Kemi 26 programe për 26 komuna, zotimet i kemi të radhitura, këto materiale mund t’i ruajnë dhe pas 4 viteve të bëhet balanci dhe të shihet cilat nga premtimet janë realizuar sic kanë ndodhur në Prishtinë që 12 zotimet e Vetëvendosjes janë realizuar në tërësi përkundër vështirësive të mëdha”.

“Ajo që është më e rëndësishmja në Prishtinë nuk ka ndodhur asnjë rast që dikush të denoncohet për keqpërdorim, korrupsion, nepotizëm, pra VV tani më shembullin që e  ka dhënë më Prishtinën, dhe me shembullin që e kanë dhënë deputetet e VV në kuvend,  do të shkojë në balotazh në 20 komuna, 15 prej tyre do t’i fitojmë pa balotazh. Me rëndësi që qytetarët janë përcaktuar,ata si besojnë më atyre që i kanë mashtruar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat