Polemika mes AAK-së e LDK-së për Ligjin për Prishtinën

Aktuale

Polemika mes AAK-së e LDK-së për Ligjin për Prishtinën

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 22:06
Armend Zemaj dhe Blerim Kuçi

Blerim Kuçi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë për vite me radhë në qeveri, por asnjëherë nuk arritën ta kalojnë Ligjin për Prishtinën, ndërsa Ramush Haradinaj e ka kryer këtë punë për pesë minuta.

Sipas Kuçit, kjo ka ndodhur pasi Haradinaj ka vullnet për t’i çuar proceset përpara.

Me Kuçin nuk është pajtuar Armend Zemaj nga LDK.

Sipas Zemajt, ligji duhet të shikohet në Kuvend nëse është i plotë, apo në të “kanë bërë fontanë dëshirash”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat