Demarkacioni nuk mund të shkojë në Arbitrazh, thotë Tahiri

Aktuale

Demarkacioni nuk mund të shkojë në Arbitrazh, thotë Tahiri

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 22:38
Ramush Tahiri

Arbitrazhi ndërkombëtar për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi nuk shihet si gjë e mundur nga Ramush Tahiri.

Demarkacioni me Malin e Zi nuk mund të shkojë në Arbitrazh. Një gjë të tillë nuk mund ta bëjë Kosova, pasi nuk është subjekt ndërkombëtar në organizata ndërkombëtar.

Kështu thotë analisti Ramush Tahiri.

“Nuk mund të shkoj në arbitrazh. Kosova nuk mund të çojë çështje në arbitrazh sepse Kosova nuk është subjekt ndërkombëtar në organizata ndërkombëtare”, tha Tahiri.

“Ne po i dëgjojmë deklaratat e anëtarëve të Komisionit që kanë gjet atë parregullsi ose këtë parregullsi. Ky është një lloj anemimi i opinionit por nuk ka ndonjë efekt praktik. Efekt praktik ka raporti me shkrim që duhet të dorëzohet”, theksoi ai.

Ndërkohë Mali i Zi qëndron pas deklaratave se vija e demarkimit me Kosovën është çështje e mbyllur për Podgoricën.

Zgjidhja e demarkacionit me Malin e Zi është një nga kushtet e BE’së për liberalizimin e vizave për banorët e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat